Një i moshuar 75-vjeç ka gjetur vdekjen pasditen e sotme, teksa është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese.
Advertisements
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme “Shefqet Ndroqi” në Sauk.
Më poshtë njoftimi i plotë i policisë
Advertisements
Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M. K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.