Për shkak të turbulencave të forta 12 persona janë lënduar në një fluturim nga Doha për në Dublin.
Advertisements
Të lënduarit janë 6 pasagjerë dhe gjashtë persona të ekuipazhit, ndërsa turbulencat ndodhën teksa po kalonin mbi Turqi.
Advertisements
Graeme McQueen, menaxher i marrëdhënieve me mediat në daa, operatori i Aeroportit të Dublinit, tha për Sky News: “Fluturimi QR017 i Qatar Airways nga Doha u ul i sigurtë siç ishte planifikuar në Aeroportin e Dublinit pak para orës 13:00 të së dielës.”
Ai tha se avioni u prit nga zjarrfikësit, policia dhe shërbimet e ambulancës pas uljes.