Incidenti me Gjekmarkajn/ “Ka qëndruar 4 minuta pa ndjenja”, Balliu tregon dinamikën:15 efektivë e shtynë drejt një…

Klevis Balliu, Koordinator Rajonal i PD-së për Tiranën, në një studio televizive ka rrëfyer momentet e dhunës ndaj nënkryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, i cili humbi ndjenjat gjatë protestës së opozitës.

Advertisements

Balliu tha se ishin rreth 15 efektivë policie, përfshi edhe trupa të FNSH që shtynë forcërisht Agron Gjekmarkajn drejt një makine. “Policia e hodhi sipër një makine dhe e kanë goditur. Këtu Gjekmarkaj nuk u ndje mirë dhe u rrëzua. Policia e izoloi fillimisht nga qytetarët, duke e shtyrë, dhe e ka goditur”, tha Balliu.

Advertisements

Në vijim Balliu tha “policia nuk lejoi askënd të afrohej, i hipën sipër, dhe ne jemi munduar ta nxjerrin që aty. Gjekmarkaj u transportua në spital me makinën time. Dhuna ishte e urdhëruar, policët u sulën si shtazë”.

Ai tha se “Gjekmarkaj do e kalojë natën në spital, do të jetë gjatë gjithë natës nën monitorimin e mjekëve”.

“U sulmua një profesor nga një narkopolici”, tha Balliu. Ai paralajmëroi se kjo situatë nuk do të kalojë lehtë, pasi gjithkush nga ata që shkelën ligjin duke dhunuar nënkryetarin e Kuvendit do të përballen me padi ligjore.