Incidenti Trump-Zelensky në “Shtëpinë e Bardhë”, Elon Musk bën një tjetër deklaratë të fortë

Miliarderi amerikan, Elon Musk i cili pas fitores së Donald Trump ka marrë drejtimin e Departamentit Amerikan të Efektivitetit të Qeverisë (DOGE), ka reaguar sërish pas incidentit të një dite më parë në zyrën Ovale mes Presidentit të SHBA-ve dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelensky, çka solli më pas edhe anullimin e konferencës për mediat.

Advertisements

Në reagimin e sotëm Musk ka theksuar se ka ardhur koha që të kuptohet se çfarë ka ndodhur me qindra miliardë dollarë ndihmë që Amerika i ka dhënë Ukrainës.

Advertisements

“Është koha për të kuptuar se çfarë ndodhi me të vërtetë me qindra miliarda dollarë që u transferuan në Ukrainë ”, tha Musk në platformën X.

Musk deklaroi në një postim një ditë më parë se Zelensky e kishte “shkatërruar veten” në sytë e amerikanëve.

“Zelensky e ka shkatërruar veten në sytë e popullit amerikan ”, ka shkruar Musk.

Presidenti i SHBA Donald Trump, duke komentuar një grindje publike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të premten, tha se presidenti ukrainas nuk është gati për negociata dhe se do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për palët të bisedojnë në kushte të tilla.

Vizita e Zelensky në Shtëpinë e Bardhë u ndërpre të premten pasi presidenti ukrainas u angazhua në një shkëmbim të nxehtë me Presidentin e SHBA Donald Trump dhe Zëvendës Presidentin e SHBA J.D. Vance, të cilët e akuzuan atë për “mosrespektim” gjatë një takimi në Zyrën Ovale.

Pas kësaj, lideri ukrainas u largua nga Shtëpia e Bardhë pa koment, dhe Trump shkroi në platformën “Truth Social” se Zelensky nuk ishte gati për një zgjidhje paqësore të konfliktit ukrainas dhe se ai kishte treguar mungesë respekti për Shtetet e Bashkuara.

Udhëheqësi amerikan vuri në dukje gjithashtu se Zelensky mund të kthehet kur të jetë gati për paqe.