Indiferentizmi njëvjeçar i prokurorisë dhe policisë vrau nënën e katër fëmijëve

by editor

Pyetja 1 milionëshe është si ka mundësi që policia dhe as prokuroria nuk reagoi për të mbyllur profilin fals. E kanë injoruar.

Këmbënguli t’i kishte të gjithë pranë natën e ndërrimit të viteve, në banesën e tyre në Sukth të Durrësit. Ishte e vetëdijshme se do të ishte darka e fundit e Vitit të Ri që do të kalonte me ta, 4 fëmijët e bashkëshortin.

Prej 2 dhjetorit 2022 mbante mbi supe peshën e turpit, bullizimit dhe denigrimit.

Fotoja e saj në Tik-Tok shoqëruar me fjalë fyese kishte marrë 30.000 shikime. E rëndë ishte dhe pesha e trysnisë së opinionit publik, kolegëve të punës dhe bashkëfshatarëve

Adresën ia kishte hapur kushërira, vajza e tezes (ajo që duhet si motër) kanë treguar familjarët.
Të gjithë e dinin. E dinte familja e cila kishte kontaktuar me autoren e profilit fals për ta fshirë. Takuan dhe tek fëmijët e saj por pa rezultat.

Advertisements

Ngjarjen e dinte dhe policia. Familja kishte bërë denoncimin në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, aty ku trokitet për të kërkuar ndihmë. Kishin treguar profilin madje dhe autoren se kush e kishte hapur adresën false, por duket se askush nuk e mori seriozisht.

Policia, e cila nuk bëri asgjë për të mbyllur një adresë false për më shumë se një vit përpiloi dokumentet.

Advertisements

“Sqarojmë se në dhjetor të vitit 2022, shtetasja B. L. ka bërë kallëzim se në rrjetet sociale ishte hapur një adresë false me emrin e saj. Për kallzimin e bërë ne dhjetor 2022, Policia ka kryer të gjitha veprimet dhe i ka referuar materialet në Prokurori dhe çështja është në hetim në Prokurori” thuhet në njoftimin e sotëm sqarues të policisë së Durrësit duke ia kaluar topin e fajit Prokurorisë së qytetit. As kjo duket se nuk e ka vënë ujin në zjarr, duke e vendosur dosjen në stivën e atyre ‘të parëndësishmeve’ dhe presin se ka kohë.

You may also like