“iNews”: Shqipëria mes destinacioneve të përballueshme për Janar

by editor

Shqipëria nuk është një destinacion ideal vetëm për pushimet e verës, por edhe për ato të dimrit.

Advertisements

E përditshmja britanike “iNews” e ka renditur vendin tonë mes destinacioneve më të përballueshme për muajin janar, i cili nuk duhet përjetuar si një muaj i zymtë, veçanërisht kur koha është kaq e mirë për të udhëtuar.

Advertisements

Tirana është një nga destinacionet me kostot më të të përballueshme për të pushuar në këtë periudhë dhe këtë e tregojnë edhe shifrat në rritje të turistëve të huaj.

Vetëm gjatë vitit të kaluar prenotimet u rritën me 78%. Gjatë vizitës në Tiranë nuk duhet të mungojnë udhëtimet me teleferik në malin e Dajtit që rrethojnë qytetin, nga ku turistët mund të shijojnë peisazhe të jashtëzakonshme.

Udhëtarët mund të vizitojnë Pazarin e Ri të qytetit dhe të shijojnë një pije duke u ngrohur në një nga baret, kafenetë dhe restorantet aty pranë. Përveç Tiranës, rekomandohen edhe qytete si Durrësi apo Berati. Ky i fundit është një nga qytetet më të vjetra në botë me arkitekturë osmane, me një histori 2500-vjeçare, i përfshirë në listën e Unesco-s.

Për ata që janë të pasionuar pas sporteve dimërore juglindja e vendit ofron disa nga vendpushimet më të mira të skive.

You may also like