Inteligjenca artificiale ‘zëvendëson’ parashikimin e motit…/ Profesionet që rrezikohen më shumë nga ‘AI’

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale, rreziqet që mund të shfaqen dhe si parashikohet të jetë pas shumë vitesh kjo fushë…

Advertisements

Pjesë nga intervista:

Advertisements

Tomi tregoi po ashtu dhe një rast, ku dëgjohet inteligjenca artificiale duke lexuar parashikimin e motit. Por kush janë profesionet më të rrezikuara nga inteligjenca artificiale?

Ne menduam se punët kreative do të ishin ato të fundit që do t’i hiqte inteligjenca artificiale dhe menduam se IT do të ishin të fundit që do të hiqeshin nga puna, por në të vërtetë ishin të parët. (qesh) Zhvilluesit dhe programuesit, janë profesionet që i ndikon, sidomos ata që janë të rinj dhe do të hyjnë në një profesion. Kompanitë e IT sot nuk kanë nevojë për ‘junior developers’.

A do të krijojë inteligjenca artificiale ndjesi si njerëzit?

Ndjesi fizike, ndoshta është herët për të folur, por ndjesi emocionale edhe krijon, sepse shumica e Gen-Z kanë romanca me texting, kështu që edhe mund të krijojnë varësi. /TAR/