Interesim i madh për Ardian Ismajlin, Galatasaray ofron transferim të menjëhershëm

Ardian Ismajli, mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, ka tërhequr interesin e klubeve të mëdha ndërkombëtare, pasi kontrata e tij me Empolin skadon në fund të këtij sezoni.

Advertisements

Galatasaray është një prej klubeve që ka hyrë në garë për shërbimet e tij dhe po përgatit një ofertë për ta transferuar menjëherë këtë dimër, duke shfrytëzuar mundësinë që Empoli të pranojë një shitje për të mos e humbur falas më pas.

Advertisements

Interesi i Napolit për Ismajlin është gjithashtu i njohur, por oferta e Galatasaray mund të ndërlikojë planet e ekipit italian, i cili e synon lojtarin për ta marrë në verë si transferim të lirë.

Ismajli ka shfaqur performanca të shkëlqyera te Empoli, duke luajtur 23 ndeshje në Serie A këtë sezon, dhe është një opsion i vlerësuar nga shumë klube.