Interi mund 2-0 Leccen dhe ruan distancën në krye të Serisë A

by editor

Serie A e futbollit është në javën e 17-të. Kjo e shtunë sportive në Itali filloi në orën 12:30, aty ku Juventusi mori tri pikë pas fitores 1-2 në udhëtim kundër Frosinones. Interi mundi 2-0 Leçen duke ruajtur distancën me ndjekësit. Tri pikë edhe për Bolognan dhe Veronën. Në 20:45 luhet Roma – Napoli.

Në stadiumin “Benito Stirpe”, Frosinone u mund 1-2 nga Juventusi për raundin e 17-të të Serie A. Sfida për “Zonjën” u zhbllokua pas 12 minutave lojë. Ishte 18-vjeçari Kenan Yildiz që në debutimin nga minuta e parë për Juven kaloi të tijtë në epërsi me një supergol. Talenti turk vlen 10 milionë euro dhe me driblimin e tre mbrojtësve e ndali sferën në rrjetë. Në pjesën e dytë vendasit barazuan me Baez në të 51 minutë, para se Vlahovic në të 81 minutë të shënonte golin e tri pikëve për Juven. Serbi shënoi edhe në fundin e ndeshjes, gol që u anullua nga VAR për pozicion jashtë loje. Me këtë sukses Juve shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e dytë, një pikë më pak se Interi që ka një ndeshje për të zhvilluar. Frosinone me 19 pikë mban vendin e 14-të.

Bologna është surpriza e bukur e Serisë A këtë sezon. Të drejtuar nga Thiago Motta, kuqeblutë mundën 1-0 Atalantën për raundin e 18-të në kampionat. Pasi disa ditë më parë eliminuan Interin nga Kupa e Italisë duke e mposhur 1-2 në Milano, sot djemtë e Mottës kanë marrë tri pikë. Goli i Ferguson në minutën e 86-të vendosi gjithçka, me krosimin e Orsolinit që erdhi nga këndi. Me 31 pikë Bologna mban vendin e katërt, ndërsa Atalanta me 26 pikë renditet e shtata. Për bergamaskët në fushë ishte Berat Gjimshiti që u vlerësua me notën 7.0, duke qenë ndër më të mirët në këtë duel.

Inter nuk lëshon në shtëpi. Zikaltërit mundën 2-0 Leçen dhe siguron tri pikë të nevojshme për të qenë të qetë nga ndjekësit e Juventusit, për të kryesuar Serinë A. Për javën e 17-të, zikaltërit e Inzaghit nuk e vendosën në diskutim fitoren duke dominuar skuadrën kundërshtare, ku pjesë e puljezëve ishte edhe Ylber Ramadani. Goli i parë për Interin u shënua në minutën e 43-të nga Yann Bisseck, që me kokë shfrytëzoi krosimin e Calhanoglu. Në pjesën e dytë, pas një aksioni model dhe pasimi fantastik nga Arnautovic, Nicolo Barella shënoi golin e dytë. Për Interin 15 minuta luajti edhe Kristjan Asllani, që zuri vendin e Calhanoglu. Interi me 44 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Juventusi me 40 pikë. Leçe me 20 pikë qëndron në pozitën e 12-të.

Serie A – java 17-të:

Advertisements

12:30 Frosinone 1-2 Juventus

15:00 Bologna 1-0 Atalanta

Advertisements

15:00 Torino 1-1 Udinese

18:00 Inter 2-0 Leçe

18:00 Verona 2-0 Cagliari

20:45 Roma – Napoli

Renditja:

You may also like