“Investim strategjik, s’u bë për politikë”/ Rama për ‘MEGA’: Ja çfarë më tha dhëndri i Trump për Sazanin

Kryeministri Edi Rama dha mbrëmjen e djeshme një intervistë për televizionin grek, MEGA, ku u pyet për një sërë çështjesh, përfshi edhe atë të dhënies me koncesion për investim strategjik të ishullit të Sazanit tek Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Advertisements

Kryeministri sqaroi se kjo nuk ishte vendimmarrje politike, por strategjike dhe ekonomike, që lidhet me zhvillimin e vendit, pasi edhe vetë shteti do të jetë aksioner dhe do përfitojë. Rama shpjegoi edhe se çfarë i tha dhëndri i Trump kur u dakordësua marrëveshja, para zgjedhjeve në Amerikë, duke sqaruar edhe se në atë kohë si ish-president ndodhej nën akuza.

Advertisements

Pjesë nga intervista për Jared Kushner dhe ishullin e Sazanit:

Kam dëgjuar që kemi dhënë statusin e investitorit strategjik dhëndrit të presidentit Trump?

Edi Rama: Janë dy projekte në të cilat është përfshirë. Njëri tërësisht privat, tjetri së bashku me shtetin.

Është ishulli i Sazanit?

Edi Rama: Po, qeveria shqiptare do të ketë aksionet e veta përmes Koorpatës Shqiptare të Investimeve. I pari ka avancuar. Kanë marrë leje gjithçka e u takon atyre të ndërtojnë.

E dyta është më e komplikuar. Kur kjo gjë u materializua, kur vjehrri i tij nuk ishte president, por person i akuzuar në s’di sa shumë çështje por kjo është temë tjetër. Kishte njerëz që vinin bast se do vinte në pushtet të tjerët jo por në fund të ditës për mua nuk ishte politike.

Nuk ka qenë asnjëherë se ai ishte dhëndri apo vajza e dikujt. Por ka të bëjë me investues amerikan me interes të jashtëzakonshëm në këtë projekt dhe me një punë shumë rigoroze.

Jared Kushner gjëja e parë që më tha:

‘Kryeministër çdo gjë, çdo gjë duhet të jetë sipas rregullave. Dhe nëse ka diçka që mund të duket sikur nuk është shumë e qartë, në çdo aspekt më informo se duhet të jetë sipas rregullave’.

Dhe ka ndjekur rregullat në çdo hap të procesit.