Irani iu përgjigj negativisht, Trump: Bombardime si kurrë më parë nëse nuk pranon marrëveshje për programin bërthamor!

Irani ka refuzuar zyrtarisht çdo mundësi për negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara mbi programin e tij bërthamor, njoftoi te dielën presidenti i vendit, Masoud Pezeshkian, raporton CNN. Ky është reagimi i parë zyrtar nga Teherani pas letrës së Donald Trump drejtuar liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Advertisements

Sipas presidentit iranian, përgjigja e Iranit është përcjellë përmes Sulltanatit të Omanit dhe lë të hapur mundësinë e bisedimeve indirekte me Uashingtonin. Megjithatë, siç sqaroi ai, këto përpjekje nuk kanë sjellë asnjë rezultat të prekshëm që nga viti 2018, kur Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja për programin bërthamor të Iranit.

Advertisements

Situata është përkeqësuar në mënyrë dramatike vitet e fundit, me një sërë sulmesh në det dhe në tokë duke intensifikuar tensionet rajonale. Konflikti midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës implikoi më tej Iranin, pasi Izraeli synonte figurat kryesore të të ashtuquajturit “Boshti i Rezistencës”, të cilin Teherani e mbështet. Në të njëjtën kohë, sulmet ajrore të SHBA-së kundër rebelëve shiitë Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen po ringjallin skenarët e veprimeve ushtarake kundër programit bërthamor iranian.

Reagimi i Trump

Donald Trump ka kërcënuar Iranin me “bombardime” dhe dyfishim tarifash doganore nëse nuk arrihet një marrëveshje me SHBA-në për programin bërthamor iranian.

“Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të ketë bombardime si kurrë më parë,” tha presidenti i Shteteve të Bashkuara në një intervistë për NBC News.Megjithatë, ai shtoi se zyrtarët amerikanë dhe iranianë janë duke zhvilluar bisedime.