Ish-banorja e BBV e bindur se këtë vit edicionin e tretë e fiton ky banor…

by editor

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “BB”, Genta Gjalpi. Genta ka shprehur mendimin e saj rreth nominimit të kësaj jave dhe cilët janë finalistët e këtij edicioni sipas saj.

Advertisements

Ndërkaq, a ka grupime brenda shtëpisë së “BBV”?

Advertisements

Ka grupime, si në jetën jashtë që ti qëndron me njerëzit që të ecën muhabeti. Një gjë që më pëlqen tek Juli është që kur ofendon kurrë nuk përmend familjet e banorëve që ka debat dhe kërkon gjithashtu edhe falje. Egla sado që ofendon nuk kërkon kurrë falje. Juli nuk e tepron, më pëlqen shumë qetësia e tij. Juli është shumë i aftë t’i mbajë vajzat rreth vetes. Te meshkujt këtë vit përveç Meritonit që është bërë njësoj si Ilnisa, djemtë e tjerë duan të tregojnë sjelljet më të mira, ndërsa vajzat duke nxjerrë anët e këqija, me të bërtitura dhe me ofendime.

Më afër finales cilët banorë sheh Genta?

E para është Egla sepse ka fansat e saj dhe mbështetësit e saj. Më pas është Meritoni sepse duhet një nga Kosova. Unë e shoh fitues Meritonin dhe e di që do ta fitojë. Finalistja tjetër është Heidi por mendoj se është 50 me 50 me Romeon. E kanë të dy mundësinë të jenë në finale.

Advertisements

Kush del të shtunën sipas Gentës?

Besoj se Rikja, u kthye dhe patëm pritshmëri por është përsëri në ‘comfort zone’ dhe mirë e bën. Roza më pëlqen sepse nuk bëhet asnjëherë e mërzitshme. Mbase del Liami sepse ka pasur pak kohë aty.

You may also like