Një 29-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë në Shkodër, pas kallëzimit të ish-bashkëshortit të saj, i cili ka denoncuar se ajo ka larguar dy fëmijët e mitur nga banesa dhe i ka pamundësuar çdo mundësi për t’u takuar me ta.
Advertisements
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, pas referimit të materialeve në Prokurori, kanë nisur procedimin për shtetasen E. M., 29 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç. Ajo është kallëzuar nga ish-bashkëshorti i saj, shtetasi S. P., 37 vjeç, i cili ka pretenduar se E. M. ka larguar pa dijeninë e tij dy fëmijët dhe nuk ka mundur të kontaktojë me ta”, thuhet në njoftimin e policisë.
Advertisements
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.