Albert Skura, 55-vjeçari nga Kruja denoncoi në emisionin Piranjat ish-gruan e tij, Elën, duke pretenduar se kjo e fundit kishte kryer tradhëti bashkëshortore, kishte lidhje ne persona të inkriminuar, fuste në banesë njerëz të huaj në prezencë të fëmijëve…
Advertisements
Nga ana tjetër, 34-vjeçarja e ka akuzuar Albertin për dhunë, dhe 55-vjeçari bëri 1 vit burg. Kur ai la qelinë vuri re se ish-gruaja me 3 vajzat e mitura ishte zhdukur pa lënë gjurmë. Në shtëpinë e braktisur u gjetën disa dokumente kredimarrje dhe dërgesa parash, ku figuronte emri i një personi të panjohur me adresë në Peqin. Grupi i xhirimit shkoi në banesën në fjalë, por as Ela dhe as fëmijët nuk ishin aty.
Advertisements
Gjatë kërkimeve, ne morëm një telefonatë nga 34-vjeçarja dhe avokatja e saj, të cilat ranë dakord për të bërë takimin e babait me vajzat. Mirëpo Pas publikimit të intervistës së Albertit dhe pas takimit të tij me vajzat, 34-vjeçarja u indinjua duke akuzuar bashkëshortin dhe gazetarin për prishje imazhi dhe mungesë faktesh.
Mirëpo, faktet janë. Ne kemi zbuluar se gjatë kohës që ajo ishte e martuar me Albertin, kishte disa lidhje jashtë-martesore në të njejtën kohë, fliste keq për bashkëshortin dhe familjen e tij, fuste në shtëpi njerëz të huaj, në prezencë të fëmijëve. Veprime të tilla nga zonja, nuk janë aspak veprime që duhet të bëjë një nënë që po rrit 3 vajza të mitura, ndaj shpresojmë që institucionet përkatëse të marrin një vendim të drejtë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve./Piranjat