Ish-deputeti bën deklaratën e fortë: Kujdes se kam 1 milion miq, si e kërcënoi zyrtari i lartë sms prokurorin e SPAK

by editor

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka bërë një deklaratë të fortë ku denoncoi se një zyrtar i lartë i shtetit, i ka dërguar një mesazh kërcënues një prokurori të SPAK.

Advertisements

Murrizi, teksa ishte i ftuar në Çim Peka Live, shprehet se zyrtari i lartë i shtetit, që sipas tij është nën hetim, ka kërcënuar prokurorin e SPAK, duke i thënë që të ketë kujdes nga ai sepse ai ka 1 milion miq.

Advertisements

“Një nga këta jo bota e krimit, por krimat e pushtetit, i thotë një prokurori kujdes me mua se unë kam 1 milion miq, ti s’ke asnjë mik. Një nga këta krimat që është nën hetim tani afër, i thotë një prokurori që ka menduar se e ka pasur si ogiç të vetin një nga këta të SPAK, kujdes i thotë se unë kam 1 milion miq. Këta janë shenjtanë, këta i quajnë militantët dhe patronazhsitët e partisë sikur i kanë dhe miq personal. Zyrtar jo i vogël. I ka çuar mesazh një prokurori të SPAK, kujdes se unë kam 1 milion miq ti nuk ke asnjë”, tha Murrizi.

You may also like