Një ish-futbollist shqiptar i Kategorisë Superiore është vënë në pranga në Ferrara të Italisë për shpërndarje të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar që ka luajtur për Dinamon e Tiranës vite më parë. Megjithatë, mediat italiane nuk e kanë zuluar ende emrin e tij.
Advertisements
Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për një futbollist që ka luajtur edhe në kupën Intertoto, por u tërhoq nga fushat e blerta në moshë të re në vitin 2005 pas dy sezoneve me Dinamon.
Advertisements
Ai u kap nga policia teksa po i jepte një dozë kokaine një burri që e priste me biçikletë. Ishte ky i fundit që tërhoqi vëmendjen e policisë. Shpesh blerësi shihte ekranin e celularit dhe vështronte me nervozizëm përreth.
Pas disa minutash i është afruar ish-futbollisti 45-vjeçar që i ka dhënë një qese të bardhë në këmbim të disa kartëmonedhave.
Agjentët vendosën të ndërhynin në këtë moment ndërsa si shqiptari dhe klienti i tij, nuk bënë rezistencë. Ai kishte me vetë 60 eurot që kishte shitur drogën dhe një thikë. Ndërsa blerësi dozën me kokainë që e kishte fshehur brenda këpucës.
Ai ndodhet aktualisht i arrestuar ndërkohë siç thonë mediat, nuk është hera e parë që shqiptari ishte kapur me drogë. Edhe në Shkurt atij iu gjetën disa doza kokainë, por në këtë rast sulmoi edhe një nga zyrtarët e policisë lokale duke e goditur.
Fati i keq në sport, duket se e paska ndjekur ish-futbollistin edhe pas tërheqjes nga fushat e blerta./tvklan