Pasi zbriti në aeroportin e Rinasit, ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, u shoqërua në masa ekstreme sigurie drejt paraburgimit 313 në kryeqytet.
Advertisements
Berisha mbërriti në vendin tonë nga Spanja, ku u arrestua në dhjetor të vitit 2023, në zbatim të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar nga SPAK dhe një vendimi gjyqësor të pazbatuar prej tij.
Advertisements
Një 1 vit e 3 muaj qëndrim në shtetin spanjoll, ku u gjet më një pamje të jashtme të transformuar dhe me një kartë identiteti bullgare false, ish-kreu i bandës së Durrësit bëri një betejë ligjore për mosekstradim në Shqipëri.
Me vënien në dispozicion të drejtësisë shqiptare, brenda5 ditësh Berisha do të përballet me Gjykatën e Posaçme, për verifikimin e masës së sigurisë “arrest në burg” të marrë në mungesë në vitin 2020. Kjo seancë, por edhe procesi gjyqësor në vazhdim e sipër ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, e kthen Berishën si të pandehur në të njëjtën godinë, dikur seli e Gjykatës për Krimet e Rënda, e cila më shumë se një dekadë më parë vulosi një dënim me burg përjetë ndaj tij.