Ish-Kryegardiani: Faton Hajrizi ka përjetuar abuzime që 15 vjeç në burgun e UNMIK-ut

by editor

Në një intervistë për “Lajmet e Fundit” në RTK, Emrush Thaçi, ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka theksuar se trajtimi i Faton Hajrizit në burgun e UNMIK-ut ka qenë abuziv dhe jashtë standardeve. Thaçi shpjegoi se Faton Hajrizi, i arrestuar në vitin 2000 kur ishte 15 vjeç, u dënua me shtatë vjet burg për vrasjen e një ushtari rus. Ai duhej të ishte në Qendrën Korrektuese për të Mitur, por në atë periudhë menaxhimi është bërë nga UNMIK-u dhe stafi i ish-Jugosllavisë, të cilët nuk e kuptonin konceptin e risocializimit dhe përdornin dhunë për të kontrolluar të burgosurit.

Sipas Thaçit, Hajrizi qëndroi për tri vjet në qeli shumë të ngushta në burgun e Dubravës, ku kushtet ishin tepër të rënda për një të mitur. Thaçi e përshkroi këtë periudhë si një formë të rëndë të abuzimit dhe maltretimit.

Advertisements

Ai gjithashtu krahasoi këtë trajtim të rënda me standardet aktuale, ku të burgosurit kategorizohen sipas moshës dhe rrezikshmërisë. Sot, femrat dërgohen në qendra për femra, të miturit në Qendrën Korrektuese në Lipjan dhe të burgosurit e rrezikshëm në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz

You may also like