Ish-konkurentja e Për’Puthen, Saide Buzi, e ftuar në një intervistë ka folur për ndarjen nga ish-partneri i saj Gerti Gjeci, me të cilin krijoi një romancë në programin dedikuar njohjeve.
Advertisements
Gjatë bisedës ajo ka bërë një deklaratë shokuese teksa është shprehur se Gerti e ka tradhëtuar me një mashkull.
Advertisements
Saidja tha se në telefonin e këtij të fundit ka gjetur mesazhe intime me një djalë.
“E kapa duke më tradhtuar me një mashkull. Kisha dëgjuar fjalë lart e poshtë po nuk i kisha besuar. Por i pashë një herë telefonin dhe zbulova fotot intime dhe bisedat me një mashkull. Të më kishte tradhtuar me një femër hajt se do e kuptoja, por me një mashkull, ishte e rëndë” tha Saidja.
Nga ana tjetër, vetë Gerti disa javë më parë ka deklaruar se Saidja e ka tradhëtuar, ç’ka edhe solli ndarjen e tyre.
Në një intervistë, ai ka pretenduar se ish-partnerja e ka tradhtuar me reperin e njohur, Noizy, teksa ka deklaruar se e zbuloi nga SMS-të në celular.
“Sa të vërtetuar e ke që bëhet fjalë për tradhti, në rastin e Noizy-t të paktën?”, u pyet ai.
“Unë e kam të vërtetuar me një video, ditën që u ndava unë i mora telefonin dhe pash pak nga biseda që Saidja po bënte me një person që kishte lidhje me Noizyn. Nuk munda të lexoj shumë pasi ajo më tërhoqi telefonin”, tha ish-konkurrenti i Për’Puthen.
Gerti shtoi se: “Lexova vetëm mesazhin ku personi e pyeste ‘si u ndjeve me Noizyn’ dhe Saidja ishte përgjigjur ‘Absolutisht mirë’.”
Ai rrëfeu se kishte tentuar t’i lexonte mesazhet, por ish-partnerja nuk e kishte lejuar.
Më pas ish-konkurrenti është shprehur se i tha Saides të vazhdonte jetën e saj, pasi nuk ja falte dot tradhtinë.
“I thashë ‘Ti duhet të kthehesh në Shqipëri, sepse unë çdo gjë e kam pranuar prej teje por tradhtinë nuk e pranoj dot’”, u shpreh Gerti.
Kujtojmë që pasi u dashuruan brenda formatit të Për’Puthen çifti bashkëjetuan disa kohë së bashku në Itali.