Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci i ftuar në emisionin ‘Frontline’ me gazetaren Marsela Karapanço analizoi vizitën e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken dhe domethënien e takimit me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.
Advertisements
Beci tha se SHBA kërkon të nxisë SPAK-un për të vijuar punën në goditjen e anëtarëve të krimit të organizuar dhe zyrtarëve të korruptuar.
Advertisements
“Sa i përket nxitjes që duan të japin për investimin e tyre është normale. Duan të bëjnë gjithçka që të ketë një nxitje të kësaj reforme. U kujdes që në takim të ishte edhe GJK. Për t’i treguar shqiptarëve se reforma në drejtësi nuk është vetëm SPAK-u. Blinken qe i qartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe çuarja përballë drejtësisë e personave të krimit të organizuar ishte nxitje e drejtëpërdrejtë për të cuar para drejtësisë edhe zyrtarët e korruptuar”, u shpreh ai. Sipas ish-prokurorit, pas vizitës së Blinken, do të ketë shumë dosje të nxehta dhe SPAK mund të godasë edhe mazhorancën.
“Besoj se do ketë shumë dosje të nxehta sepse me vizitën e sotme të Blinken, SPAK-ut i doli frika dhe do të godasë mazhorancën”- shtoi Beci.