Ish-prokurori zbulon arsyen e fortë: Ja çfarë e bëri Ramën të ndalojë SULMIN ndaj SPAK

Ish-prokurori Eugen Beci ishte i ftuar sot në “Breaking”, në Top News, ku ka folur për punën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Advertisements

Beci u ndal dhe tek sulmet që më herët kryeministri Edi Rama bëri ndaj SPAK, retorikë nga e cila tashmë duket se është tërhequr. Sipas ish-prokurorit, tërheqja ka ndodhur pasi Rama pa se opinioni publik i doli kundër për këtë qëndrim.

Advertisements

“Pavarësisht nga mënyra si artikulohen të gjitha diskurset, kritikat apo dhe sulmet ndaj SPAK, ato kanë një emërues të përbashkët. Fakti që mund të flasësh për punën e Prokurorisë së Posaçme nuk të jep të drejtën ta sulmosh atë. Sondazhet publike tregojnë se populli e mbështet punën e SPAK.

Mendoj që Rama me sulmet e tij, ka tentuar të masë pulsin e opinionit publik. Në rast se opinioni publik do ishte dakord me këto sulme, të jeni të bindur se Rama do vazhdonte me të njëjtën retorikë. Por siç duket, sondazhet i kanë treguar diçka tjetër. Pra sulmet ndaj SPAK nuk miratohen në mënyrë unanime nga opinioni publik. Për këtë arsye ai është tërhequr. Shumë nga ato kritika që bënte Rama, ishin objektive dhe të pranueshme për një drejtësi që ka defekte. Ishin probleme që qëndronin por pyetja lind pse u tërhoq.”– tha ai.