“Isha duke fjetur kur…”, rrëfimi i një të mbijetuari nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit

by editor

Ndërkohë që autoritetet në Izrael po përballen me pasojat e sulmit të së shtunës nga militantët e Hamasit ndaj komuniteteve izraelite në jug të vendit, një i mbijetuar i këtij sulmi ndau me Zërin e Amerikës përjetimin e familjes së tij, ndërkohë që po strehoheshin nga raketat dhe të shtënat e militantëve që kishin depërtuar në Izrael nga Rripi i Gazës.

Advertisements

Shay Golani ishte duke fjetur, kur të shtunën në agim, u zgjua nga alarmi i aplikacionit telefonik që paralajmëron banorët e Izraelit për sulmet me raketa. Ai jeton në jug të Izraelit, në kufi me Gazën, një territor i kontrolluar nga grupi i Hamasit. Vendbanimet izraelite janë të rrethuara me gardhe sigurie dhe sirenat që paralajmërojnë rrezikun nga raketat, nuk janë të pazakonshme. Por, për banorët e Zikimit, një vendbanim buzë detit, strehimi në dhomën bunker – dëshmi e konfliktit të gjatë ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve – kësaj radhe nuk do të mjaftonte.

Advertisements

“Dhjetë sekonda pas alarmit, dëgjuam zhurmën e raketave që po hynin në Izrael. Veç tyre, dëgjuam shumë të shtëna armësh dhe të tilla nuk jemi mësuar t’i dëgjojmë gjatë një sulmi të tillë. Gjithmonë sulmohemi me raketa, por jo kështu. Shumë raketa hynë brenda vendbanimit tonë. Celularët u ndërprenë, nuk kishim qasje dhe nuk po e kuptonim se çfarë po ndodhte jashtë. Kishte shumë të shtëna dhe tani e kam kuptuar se ata (militantët e Hamasit) po përpiqeshin të depërtonin përmes detit, jo vetëm nga toka, por ishin zmbrapsur nga flota detare izraelit. Një makinë me terroristë provoi të hynte në lagjen tonë,” thotë zoti Golani.

You may also like