“Isha në gjendje të rënduar psikologjike”, pronari i “6+1 VLORA” kërkon falje publike

by editor

Televizioni lokal “6+1 Vlora” ka reaguar për ngjarjen e fundit në Vlorë, ku tre persona përdhunuan një 26-vjeçare. Ditën e djeshme, ky televizion denigronte gazetaren Afrovita Hysaj përmes një statusi në kanalin zyrtar. Nisur nga kjo, sot është bërë “mea culpa”, përmes departamentit të informacionit duke evidentuar faktin se administratori ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Advertisements

Në një deklaratë sqaruese, kërkohet falje për opinionin publik për gjuhën e përdorur nga ky televizion për gazetaren në fjalë. Theksohet fakti se pronari Albert Deliaj është implikuar padrejtësisht në këtë çështje duke i përmendur emrin e të birit, si një prej autorëve të ngjarjes së rëndë në Vlorë.

Në deklaratën e bërë në faqen zyrtare, në rrjetin social “Facebook” thuhej:“DEKLARATE SQARUESE E DEPARTAMENTIT TE INFORMACIONIT TE TV 6+1 VLORA

Advertisements

Te nderuar qytetare dhe qytetare te Republikes se Shqiperise!

Ngjarja e dy diteve te fundit ka marre permasa te medha dhe ju jeni njohur me te gjithe zhvillimet e ndodhura ne Vlore, ku kater te rinj jane implikuar ne nje ngjarje te paprecedente perdhunimi dhe perdorimi te lendeve narkotike, ceshte kjo e cila po ndiqet nga institucionet kompetente.

Por ky nuk eshte objekt i ketij shenimi!

Advertisements

You may also like