Bebe Rexha ka reaguar e indinjuar pas publikimit të disa fotove të saj që qarkulluan në rrjet, ku shihej me një pamje jo të kuruar.
Advertisements
jo ka theksuar se kishte qenë e shtruar në spital për disa ditë dhe ishte në momentin e hyrjes në spital kur janë kapur ato foto
Advertisements
Këngëtarja ka kritikuar ashpër “Daily Mail”, që publikoi fotografitë, duke e akuzuar se ata kishin qëllim që ta paraqisnin në mënyrë negative dhe për të shfrytëzuar një moment të vështirë të saj. Ajo shprehu shqetësimin për faktin që shumë shpesh, gratë janë objekt i kritika dhe vëmendjes në momentet më të vështira. Rexha ka kërkuar që fotografët të respektojnë privatësinë e individëve, veçanërisht kur ata janë të sëmurë.
‘E di që po qarkullojnë disa imazhe të mijat duke marrë mjaft vëmendje nga paraqitja ime. Unë kam qenë në spital gjatë 3 ditëve ë fundit pas disa shqetësimeve me stomakun dhe aty kam qenë duke hyrë në spital. Kush pret jashtë një spitali për të kapur foto të njerëzve që shkojnë brenda? Kur do të ndalojnë fotografët së fotografuari femrat në momentet e tyre më të këqija. Nuk mund të jesh sëmurë as në paqe.
DailyMail jeni plera. Ju e dinit që ato fotografi janë kapur jashtë ambienteve të spitalit. Kush kap foto të njerëzve të sëmurë duke hyrë në spital dhe më pas t’i dedikojnë një artikull për pamjen e jashtme?! Pse nuk e thatë që isha duke hyrë në spital?! Sepse e dinit që ishte gabim. Sonia Ahoron, veçanërisht të qenurit një femër, duhet të të vijë turp nga vetja. Herën tjetër që do ndihem sikur jam duke vdekur dhe do iki në spital, do kujtohem të rregulloj flokët, të bëj makeup dhe të vesh një vello’, ka shkruar Bebe Rexha.