Ishin në takimin e tyre të parë, çifti mbytet në liqen pas aksidentit në vendndodhjen romantike në Itali

by editor

Çifti Morgan Algeri dhe Tiziana Tozzo kishin shijuar një darkë në takimin e tyre të parë së bashku pranë liqenit Como në veri të Italisë, kur tragjikisht teksa po ecnin me makinë ranë në ujë dhe humbën jetën

Advertisements

Çifti Morgan Algeri dhe Tiziana Tozzo kishin shijuar një darkë në takimin e tyre të parë së bashku pranë liqenit Como në veri të Italisë, kur tragjikisht teksa po ecnin me makinë ranë në ujë dhe humbën jetën.

Advertisements

Dëshmitarët kishin parë Algeri e Tozzo duke biseduar para se të ngjiteshin në automjetin e tyre tip fuoristradë që pak vonë në mënyrë të pashpjegueshme ra në liqen mbrëmjen e të shtunës. Mercedes-i kishte rrëzuar barrierat para vendparkimit dhe dyshja humbën jetën të bllokuar brenda makinës.

Trupi i Algeri, 38 vjeç, dhe i 45 vjeçares Tozzo, u rekuperuan më vonë nga zhytësit e policisë. Ende nuk dihet saktësisht ajo që ka ndodhur teksa zyrtarët presin rezultatet e autopsisë. Policia tha se po mban “një mendje të hapur” pas rasteve të ngjashme të aksidenteve prej humbjes së ndjenjave të shoferëve.

Advertisements

Algeri kishte marrë drejtimin e makinës në zonën piktoreske Viale Geno, pasi e kishte parkuar disa metra larg ujit, por çuditërisht makina përfundoi në liqenin i cili është rreth 20 metra i thellë në atë pikë, raporton The Sun.

Dy fëmijë që ishin në zonë në momentin e incidentit kanë dhënë vetëm detaje të zbehta për policinë.

Ata thanë se dyshja po bisedonin para se të ngjiteshin në makinë, ku Algeri mori drejtimin. Motra e Morgan tha se viktima kishte blerë makinën disa muaj më parë dhe nuk kishte pasur probleme teknike.

Tiziana, e cila la pas djalin e saj 14-vjeçar, ishte njohur një muaj më parë me Morgan, i cili ishte pilot dhe instruktor fluturimi në shkollën Brembate di Sotto.

Tiziana punonte në një fabrikë ushqimesh në Cermenate dhe jetonte me djalin e saj adoleshent pas divorcit nga babai i tij.

“Ai ishte si vëllai im, më ka lënë një boshllëk të madh”, tha Alessio Pengue, mik i ngushtë i Morgan, ndërsa të njohurit e Tiziana e përshkruanin si një “grua e fortë e zemërmirë që kujdesej për djalin e saj”.

Dyshja kishin ngrënë darkën në restorantin Capiago Intimiano para tragjedisë. Makina e tyre u nxorr dje nga uji dhe po analizohet, por deri tani nuk shihet asnjë anomali, tha policia për tragjedinë e mistershme.

You may also like