Nuredin Dumani, vrasësi me pagesë dhe njëkohësisht i penduar i drejtësisë, ka rrëfyer para togave të zeza të GJKKO se ekzekutimin e Emiljano Ramazanit e ka urdhëruar Erjon Alibej.
Advertisements
Killeri rrëfeu se në Elbasan ishin shumë emra për t’u vrarë dhe se nuk kishin rradhë.
Advertisements
“Kush të dilte para do eliminohej. Emiljano Ramazani u bë i pari”, deklaroi ai gjatë dëshminë në GJKKO, sipas dëshmisë së siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.
Nuredin Dumani theksoi se në Elbasan merrte informacion vetëm nga Elio Bitri dhe se shënjestra e tyre Emiljano Ramazani shkonte në një palestër në qytet.
Ai theskoi se kishin informacion të brendshëm në palestër dhe se Erjon Alibejt i dërgon foto herë pas here për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.
Avokati Qani Hasa: Keni treguar dhe për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?
Nuredin Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për t’u vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eliminohej. Emiljano Ramazani u bë i pari.
Në Elbasan unë informacion merrja veç nga Elio Bitri. Emiljano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Erion Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Çelën dhe Emiliano Ramazanin.