Ishin zhdukur prej një muaji, gjenden të mas*kruar 9 studentët, trupat të copëtuar dhe duart të prera

Trupat e nëntë personave që u zhdukën në Meksikë muajin e kaluar, janë gjetur të copëtuar brutalisht dhe të hedhur në një autostradë së bashku me një çantë të mbushur me duart e tyre të prera.

Advertisements

Mbetjet e tmerrshme u zbuluan brenda bagazhit të një makine të braktisur në San Jose Miahuatlan. Pesë nga nëntë trupat e gjymtuar u gjetën nën një mushama të lagur me gjak, ndërsa katër të tjerët u gjetën të brenda bagazhit të makinës.

Advertisements

Dyshohet se viktimat janë masakruar nga një kartel droge, teksa raportet fillestare nga mediat meksikane sugjeruan se viktimat ishin studentë, me origjinë nga Tlaxcala, të cilët kishin udhëtuar Oaxacas për pushime. Por një raport i publikuar nga gazeta meksikane NVI Noticias pretendonte se studentët ishin në fakt anëtarë të organizatës kriminale ‘Los Zacapoaxtlas’. Mediat meksikane kanë identifikuar tetë nga nëntë viktimat deri më tani, duke i përmendur ato si: Angie Lizeth, 29, Brenda Mariel, 19, Jacqueline Ailet, 23, Noemi Yamileth, 28, Lesly Noya Trejo, 21, Raul Emmanuel, 28, Rubeno Antonio, dhe Rodo. Viktima e nëntë ende nuk është identifikuar