“Ishit me mua në ditët më të vështira”/ Historia e Alteos, vogëlushit që sfidoi sëmundjen e zemrës!

Alteo është vogëlushi i cili vuante nga një sëmundje në zemër, që për pak do t’i kushtonte jetën.

Advertisements

Sot ai është në studion e “Për Shqiptarët”, i shëruar plotësisht dhe gati për t’iu rikthyer pasionit të tij për futbollin. Ka qenë mamaja e Alteos, Alma, ajo e cila ka rrëfyer fillimisht vështirësitë që ka përjetuar për shkak të sëmundjes së të birit.

Advertisements

Vitet e fundit kanë qenë një makth për Almën dhe të birin që rendeshin dyerve të spitaleve, por sot vogëlushi i është rikthyer jetës së përditshme normale. Pas dërgimit të Alteos në spitalin italian Bambino Jesu, aty ku është kuruar, Alma ka qenë e detyruar të qëndrojë larg dy fëmijëve të tjerë dhe bashkëshortit.