Një 48-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht këtë të diel në zonën Spartila të ishullit të Korfuzit në Greqi.
Advertisements
Shqiptari fatkeq humbi jetën mëngjesin e sotëm, teksa po punonte në një arë me ullinj.
Advertisements
Mediat lokale, referuar burimeve të policisë, bëjnë me dije se 48-vjeçari vdiq, kur shkopi prej hekuri që ai po përdorte gjatë punimeve të pemët e ullinjve preku te telat e tensionit të lartë, ku për pasojë shqiptari mori plagë fatale.
Ai u transportua në spital, por nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Advertisements
Policia e Korfuzit po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.