Ishte duke transportuar qumësht me biçikletë, i moshuari përplaset nga një automjet me targa greke

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në hyrje të qytetit të Pogradecit të dielën.

Advertisements

Aksidenti ndodhur pranë gjimnazit ‘Gjergj Pekmezi’, ku një mjet me targa greke ka përplasur një të moshuar që lëvizte me biçikletë duke e plagosur atë.

Advertisements

I moshuari që mësohet të jetë rreth të 70-ave ka qenë duke transportuar qumësht kur është përplasur nga automjeti. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje mbërriti policia e cila po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Mësohet se i plagosur ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës në kohën kur është goditur nga mjeti me targa greke.