Senad Halluni, drejtor i Spitalit Rajonal të Shkodrës, ka dhënë informacione lidhur me ngjarjen tragjike në fshatin Mjedë, ku një fëmijë 3-vjeçar humbi jetën dhe motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje kritike.
Advertisements
Sipas Hallunit, të premten në orën 16:40, vogëlushi i paraqitur në pediatri kishte shenja të të vjellave dhe ishte trajtuar në spital sipas protokolleve. Pas dy orësh, familjarëve iu ishte propozuar që të qëndronin për trajtim të mëtejshëm. Megjithatë, babai vendosi ta merrte fëmijën dhe të mos e vazhdonte trajtimin, duke firmosur për këtë vendim.
Advertisements
Të shtunën në mëngjes, 3-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rënduar, pothuajse pa shenja jete dhe me puls shumë të ulët. Mjekët kanë tentuar të bëjnë reanimimin për 30 minuta.
Pas kësaj kohe, është paraqitur edhe e motra 8-vjeçare, e cila kishte po ashtu të vjella. Ajo është transferuar menjëherë në terapi intensive për trajtim të mëtejshëm.
“Të premten në orën 16:40 në pediatri është paraqitur vogëlushi me shenja e të vjellave. Ai është trajtuar për këto simptoma sipas protokollit të spitalit. Familjarëve i është propozuar pas dy orësh të qëndrojnë në spital për të vijuar trajtimin.
Pas sqarimeve me familjarët, i ati vendosi për të marrë fëmijën dhe për të mos vazhduar trajtimin dhe këshillën e mjekes. Babai ka vendosur firmën në kartelë. Të shtunën në mëngjes ka ardhur në gjendje të rënduar në pediatri, pacienti 3-vjeçar, pothuajse pa shenja jete, me puls shumë të ulët. Në atë moment kanë qenë mjekët që janë munduar që të bëjnë reanimimin e fëmijës.
Për treçerek ore kanë vazhduar çdo procedurë të dhënies së ndihmës së shpejtë. Pas 30 minutash ka ardhur edhe e motra 8-vjeçare me të vjella. Më pas është vendosur menjëherë zhvendosja e saj në terapi intensive”, tha Senad Halluni.