Zamira Sina është pjesë e listës së mbyllur të PS për qarkun e Vlorës.
Advertisements
Në një intervistë për “Top Story” në Top Channel, Sina u shpreh se “Nuk ndihem keq ta pranoj se Edi Rama shihet më larg se ne”.
Advertisements
Pedagogia dhe dekania Sina ka qenë një ndër “banoret” më stoike të çadrës së Lulzim Bashës para Kryeministrisë në vitin 2017.
Zamira Sina: Jam angazhuar politikisht pas vitit 2013. Gjatë periudhës 2017 kam qenë një zë intelektual opozitar. Gjatë asaj periudhe kam votuar ish-partinë tonë, Grida.
Ndihesh e shpërblyer tani?
Zamira Sina: Nuk më vjen keq ta pranoj publikisht se Edi Rama shihte më larg se në atë çadër. Mandatet e Ramës konkretizuan shumë gjëra, por edhe për sa i përket investimeve që qeveria e tij bëri për Vlorën. Ndoshta në atë periudhë, arsimit të lartë ende nuk i kishte ardhur radha, flas në anën financiare.
Ke një zonë gjeografike në Vlorë?
Zamira Sina: Ende nuk jemi ndarë. Presim zotin Çuçin të bëjë një mbledhje me deputetët e qarkut Vlorë dhe më pas të ndahemi në bazë të zonave.
“Ka qenë në çadër zonja, pedagoge, kërkonte rritje pagash dhe sot është në listën e mbyllur”, është shprehur Edi Rama për Sinën.