Një shqiptar rreth 40-vjeç u ekzekutua me armë zjarri në afërsi të banesës së tij në Angoulême (Onguleme).
Advertisements
Elis Alijaj u vra sapo doli nga banesa e tij, si çdo ditë tjetër për tu nisur për në punë.
Advertisements
Ai ndodhej në fugonin e punës bashkë me bashkëshorten kur u qëllua me breshëri plumbash.
Sipas medieve franceze, dëshmitarët në vendin e ngjarjes i treguan policisë se ajo ishte në gjendje shoku dhe vraponte e dëshpëruar mes furgonit dhe banesës ku ndodheshin dy djemtë e çiftit.
Banorët e zonës gjithashtu i thanë policisë se kishin parë një makinë të errët duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Disa orë pas krimit, policia gjeti makinën tip Renault Scenic të djegur, dhe në brendësi të saj armën që u përdor për vrasjen e Alijajt.
Autorët ende nuk janë identifikuar ndërsa për autoritetet lokale atentati mund të jetë i lidhur me krimin e organizuar.
Për komunitetin lokal, vrasja është e pabesueshme pasi Elis Alijaj njihej si njeri i qetë dhe i respektuar nga fqinjët. 40-vjeçari dhe familja e tij ishin vendosur prej vitesh në Francë, dhe ai punonte si hidraulik.