Ishte nisur të udhëtonte për në Vietnam, opinionistes së “Për’puthen” i ndodh e papritura…

by editor

Gazetarja e njohur, Aulona Musta, është një personazh publik, i cili një ndër pasionet e saj më të mëdha është të udhëtojë.

Advertisements

Së fundmi, opinionistja e “Për’puthen” kishte vendosur që së bashku me familjen e saj, të udhëtonte drejt Vietnamit, për të kaluar disa ditë të qeta pushimesh. Mirëpo jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç ajo shpresonte pasi fatkeqsisht, Aulonën nuk e kanë lejuar në aeroport, duke e kthyer në Shqipëri.

Advertisements

Përmes një postimi të bërë në profilin e saj në rrjetin social “TikTok”, Musta ka treguar se shkak për kthimin e saj është bërë viza, e cila i kishte skaduar, një detaj ky që i kishte shpëtuar agjensisë së udhëtimit.

“Kur po hipnim në avion, na thanë që viza ime, kishte skaduar me datë 28. Agjensia, nuk e ka parë fare këtë pjesë dhe na sollën në Stamboll. Me pak fjalë na sollën kot deri në Stamboll.”

Gazetarja është detyruar të qëndrojë një ditë në Stamboll, ku kishte edhe tranzitin e saj për në Vietnam dhe më pas do të kthehet në Tiranë.

You may also like