Ishte shok me babain e saj, del rezultati i ekspertizës. 43-vjeçari ka kryer marrëdhënie me të miturën prej 4 vitesh

by editor

Akuzoi shokun e babait se kishte shkuar me atë prej 4 vitesh me radhë, del ekspertimi ligjor.

Advertisements

Sipas vajzës, adoleshente tashmë, përdhunimi ka nisur kur ishte vetëm 12-vjeçe. Më tej theksohet se ajo nuk ka treguar pasi është kërcënuar nga 43-vjeçari i identifikuar si Edison Sheme.

Advertisements

Pas denoncimit është bërë ekspertiza mjeko-ligjore dhe sipas burimeve nga organi i akuzës, vepra penale e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitur” është konsumuar.

Autori i dyshuar Edison Sheme ndodhet ende në arrati ndërsa akti i rëndë dyshohet se ka ndodhur në një magazinë në pronësi të 43-vjeçarit në fshat.

Advertisements

Magazina raportohet se ndodhet ngjitur me stallën ku familja e vajzës mbante bagëtitë. Prokuroria ka sekuestruar serverin e kamerave të vendosura në ambientin e brendshëm dhe të jashtëm të magazinës të cilat do të hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë.

You may also like