“Ishte shumë mirë, qeshte”, kushëriri i të fejuarit të vajzës që i dha fund jetës: Nuk kishte konflikte

by editor

Një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë ditën e djeshme në Lushnjë.

Advertisements

Policia tha se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me të fejuarin e saj, 24-vjeçarin me iniciale Entilio Drajçi.

Advertisements

Detaje të reja ka zbuluar deklarata e Indrit Bytyçit, kushëririt të Entilio Drajçit, i cili tha se sapo viktima ka shkruar mesazhin kanë ardhur në shtëpi për ta dërguar në spital.Para se 18-vjeçarja t’i jepte fund jetës, kushëriri tregoi se gjithçka ishte normale.

“Ne e morëm e futëm direkt në makinë dhe e dërguam në Lushnjë. Gati sa nuk kemi bërë aksident. Djali ishte me ne tek lokali.

E lame në shtëpi, sa u ulëm në lokal ne, i shkruajti burrit që unë piva fotoksinë. Ai i shkruaji mos guxo. E solli nga shtëpia (familjes) e la këtu, ishte mëse normale.

Po bënim muhabet po qeshnim. Djali nuk kishte dijeni për probleme”, tha kushëriri i të fejuarit të viktimës.

You may also like