Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Lucca, Itali, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar ish të fejuarën e tij në një akt hakmarrjeje për ndarjen.
Advertisements
Ngjarja ka filluar kur vajza shkoi në shtëpinë e ish-partnerit për të marrë disa sende pas përfundimit të lidhjes.
Advertisements
Atje, i riu e goditi me shuplakë dhe e kërcënoi, ndërsa veprimi u ndalua pjesërisht nga kushëriri i tij, i cili ndërhyri dhe i dha mundësinë gruas të arratisej dhe të fshihej në makinë.
Pavarësisht kësaj, ai e ndoqi dhe filloi të godiste xhamin e makinës me sende prej çeliku. Vajza e re thirri ndihmë nëpërmjet numrit 112, dhe kur patrullat e policisë mbërritën, u përballën me agresionin e shqiptarit, i cili i goditi me grushte dhe shkelma.
Pas një sherri të shkurtër, policia arriti ta arrestonte agresorin.
Pas seancës në gjykatë, përkundër aktit të rëndë të dhunës, shqiptari u la në masën e detyrimit për paraqitje.