Itali/ Kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë, arratiset nga burgu 34-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Një 34-vjeçar shqiptar, Fatbardh Mneraj, është arratisur mbrëmjen e së shtunës nga burgu Dozza në Bolonja të Italisë. Mneraj, i dënuar për grabitje, kishte përfituar nga regjimi i gjysmëlirisë që i mundëson të burgosurve të punojnë ose të marrin pjesë në aktivitete edukative.

Advertisements

Sipas mediave italiane, 34-vjeçari ka arritur të shpëtojë gjatë transferimit nga një nga godinat e burgut, duke përfituar nga një derë e hapur që i ka mundësuar arratisjen. Pas arratisjes, Mneraj ka humbur çdo gjurmë, ndërkohë që kërkimet nga autoritetet vazhdojnë. Policia e burgjeve ka publikuar fotot dhe të dhënat personale të të arratisurit për të kërkuar ndihmën e qytetarëve në identifikimin dhe kapjen e tij.

Advertisements

Burgu Dozza ka një seksion të ndarë për të burgosurit në regjimin e gjysmëlirisë, i cili ndodhet brenda oborrit të burgut, por është i ndarë nga pjesa tjetër e burgut.

Regjimi i gjysmëlirisë është një nga mundësitë për të burgosurit e dënuar për vepra penale më të rënda, që miratohet nga gjykata. Ky regjim lejon të burgosurit të kalojnë pjesën më të madhe të ditës jashtë burgut për të marrë pjesë në aktivitete pune, edukative ose për riintegrimin social. Për t’u pranuar në këtë regjim, të burgosurit duhet të kenë kryer të paktën gjysmën e dënimit të shqiptuar, për dënimet që janë më të gjata se gjashtë muaj.