Një ndjekje dhe skenë e denjë për filma aksion. Një 20-vjeçar shqiptar dhe tre shokët e tij, zhvilluan një garë me karabinierët, teksa dyshohet se po përpiqeshin më herët të bastisnin në zonën e Caserta.
Advertisements
Gjatë ndjekjes me shpejtësi, i riu është përplasur me postbllokun e ngritur nga patrullat dhe më pas ka bërë disa rrotullime me veturën “Fiat” që e kishin marrë me qira.
Advertisements
Edhe pse u aksidentuan, 4 të dyshuarit tentuan arratisje me këmbë, por pa sukses.
Aksioni është zhvilluar dy ditë më parë, teksa policia konfirmoi për mediat rezultatin e ndjekjes. Mjeti “Fiat 500X” është dëmtuar pjesërisht nga përplasja dhe përmbysur në rrugë. Ngjarja ndodhi në Casagiove, në zonën e Brianos. Ishte sinjalizimi i banorëve të zonës në sallën operative që dështoi planin e të dyshuarve, teksa nuk u bë me dije kombësia e tre të tjerëve.
Advertisements
Policia tha se 20-vjeçari bëri manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar edhe shoferët dhe udhëtarët e tjerë në të dy korsitë e aksit. Edhe pse mjeti pas përplasjes u rrokullis disa herë para se të ndalej, çuditërisht 4 të rinjtë nuk pësuan asgjë.
“Në bordin e automjetit ushtarët gjetën disa kapele, një radio radio dhe dy telefona celularë. Makina e përfshirë në aksident dhe materiali i gjetur iu nënshtruan sekuestrimit penal”, shkruan “Craterenews”.
Pas formaliteteve i arrestuari është dërguar në arrest shtëpiak, në dispozicion të organit kompetent gjyqësor.