Itali – Përndoqi të moshuarën dhe e grabiti me dhunë, arrestohet shqiptari

by editor

Një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga policia italiane për vjedhje me dhunë. Sipas mediave vendase, 33 vjeçari, një emër i njohur për policinë, u ndalua pasi pak ditë më parë ishte protagonist i një rasti vjedhjeje.

I riu ka përndjekur të moshuarën që po shkonte në shtëpi, kur më pas e ka sulmuar dhe i ka grabitur çantën.

Pas hetimeve, policia identifikoi autorin dhe tashmë ndodhet pas hekurave nën akuzën e vjedhjes me dhunë.

You may also like