Senati italian është shprehur kundër surrogacisë, duke miratuar sot një ligj që e ndalon atë dhe e dënon me burg deri në dy vjet.
Advertisements
Miratimi i projektligjit kundër “gestacionit për të tjerët”, edhe nëse kryhet jashtë vendit nga shtetasit italianë, u votua në dhomën e Palazzo Madama me 84 vota pro, 58 vota jo dhe asnjë abstenim.
Advertisements
Opozita, e cila votoi kundër, e ka cilësuar ligjin si “të padobishëm”, “antikushtetues”, “të mesjetës” dhe “kundër fëmijëve dhe familjeve të komunitetit LGBT+”.
Me dritën jeshile të Senatit, “shtatzania për të tjerët” bëhet efektivisht një krim universal në kuptimin që çiftet italiane që përdorin praktikën në vendet ku lejohet, do të ndëshkohen siç e parashikon ligji, me 1 milionë euro gjobë deri në 2 vite burg.
Advertisements
Teksti i sapomiratuar përbëhet nga një nen i vetëm i cili modifikon ligjin 40 të vitit 2004 duke e shtrirë krimin jashtë vendit.
Opozita e bashkuar e ka sulmuar ashpër projektligjin, brenda dhe jashtë Dhomës, duke e cilësuar si “një manifest ideologjik” në “dëm të familjeve” dhe “fëmijëve”.
Surrogacia (ose shtatzënia për të tjerët) është një teknikë fertilizimi e asistuar në të cilën një grua kryen një shtatzëni në emër të njerëzve që më pas do të bëhen prindër të fëmijës që do të lindë, të quajtur edhe “prindër të synuar”.