Dënohen me burg katër shqiptarë në Angli. Mësohet se Mikel Hasani 28 vjeç, Martin Kurti 27 vjeç, Ardit Lataj 30 vjeç dhe Arlind Neza 32 vjeç, u kapën një një banesë ku kishin kultivuar 944 bimë kanabisi.
Advertisements
Bëhet me dije se vlera e kanabisit të kultivuar kapte shifrën e 330 mijë paundëve. Katër shqiptarët u arrestuan më 8 mars të këtij viti, dhe droga e gjetur u sekuestrua e më pas u asgjësua.
Advertisements
Të arrestuarit dolën para Gjykatës së Stafford Crown të hënën, më 8 korrik, ku Hasani u dënua me dy vjet e tre muaj burg, Kurti, Lataj dhe Neza të gjithë pa adresë fikse, u dënuan me dy vjet burg.
Kryeinspektori Tim Norbury, komandanti i ekipit lokal të policisë në Staffordshire të Jugut, tha: Kjo ishte një rritje e konsiderueshme ku kultivohej kanabis me vlerë mijëra paund. Si i tillë, ky është një rezultat i madh. Ne duam të jemi shumë të qartë se nuk e mirëpresim kultivimin e kanabisit këtu në Staffordshire. Shpesh, rritja është e lidhur me krime më komplekse dhe më të rënda, që përfshijnë bandat e organizuara që synojnë të shfrytëzojnë njerëzit e cenueshëm. Kultivimi i kanabisit nuk është një krim pa viktima.