“Iu kemi dhënë zë përfaqësuesve të
Emisioni “Report” në Rai 3 mori vëmendjen e opinionit publik në Shqipëri, pas transmetimit të dy reportazheve që kishin të bënin me qeverinë shqiptare dhe lidhjet e saj të aluduara me krimin e organizuar. Gazetari, njëherësh, drejtuesi i programit investigativ “Report” në Rai 3, Sigfrido Ranucci, ka thënë në një intervistë televizive, se emisioni ka bërë një punë rigoroze me dokumente institucionale italiane dhe shqiptare. Ranucci mbron punën e tij dhe ndërsa i referohet ish-kryeministrit Arben Ahmetajt, thotë se ai ka qenë në fakt, për 15 vite, një nga njerëzit më të afërt të kryeministrit shqiptar.
Advertisements
“Report” ka bërë një punë rigoroze me dokumente institucionale italiane dhe shqiptare dhe u ka dhënë zë disa përfaqësuesve institucionalë shqiptarë, përfshirë ish-zëvendëskryeministrin që ka fituar besimin e Ramës për rreth 15 vjet”, tha Ranucci.
Advertisements
Pas transmetimit të materialit ku përfshihej edhe intervista me kryeministrin e Shqipërisë, vetë Rama ka kritikuar ashpër programin Italian dhe produktin e transmetuar duke vënë paralele me ish-sigurimin e shtetit.
“Kjo eksperiencë kishte ne përmbajtje shume baltë për Shqipërinë; baltë e prodhuar këtu, në Tirane. Dhe e gjithë ajo baltë e eksportuar nga këtu në Itali dhe e ekspozuar në ekranin e Shërbimit Publik italian, me lloj-lloj emra shqiptarësh e me dyshime të pambështetura në fakte, pa asnjë interes për publikun italian, është një sulm mbi emrin, mbi nderin, mbi flamurin tonë kombëtar, mbi çdo shqiptar dhe pikë. RAI 3 dha dy shfaqje të neveritshme të një gjasme gazetarie investigative”, ka deklaruar Rama.