Iu prenë ëndrrat në lule të rinisë, përlotin miqtë e Antonios: I palodhur për një të ardhme më të mirë, do shkonte në Tiranë me studime

by editor

Miq dhe të afërm të Anonio Delilajt, 17-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në “Orange Club” në Sarandë kanë prekur me postimet e tyre në rrjetet sociale.

Advertisements

Ata i dedikojnë fjalë zemre Antonios, ëndrrat e të cilit u prenë në mes në lule të rinisë.

Advertisements

Për ta, Antonio ishte një djalosh i dashur i cili e donte punën.

“Djalosh i dashur, e donte punën, i palodhur në çdo kohë për një të ardhme më të mirë. Do shkonte në Tiranë për studime, nxënës i mirë në mësime, i dashur dhe plot humor.”

Advertisements

Shkolla e Antonios në një postim në Facebook i shpreh ngushëllimet familjes.

“Mengjesi me i trishte qe kemi perjetuar ka qene ky i sotmi. Vdekja ne menyre tragjike e nxenesit tone Antonio Delilaj na ka tronditur te gjitheve , nuk gjejme fjale per ta pershkruar dhimbjen qe na ka kapluar shpirtin . 9 vite ne shkollen tone , ti u rrite mes nesh dhe ishe ai djali ku me qetesine , buzeqeshjen kishe fituar respektin e shokeve te tu dhe mesuesve , ishe femija qe dinte te falte vetem dashuri e mirekuptim .

Nise heret te punoje dhe me krenari e tregoje qe tashme ti ishe nje i rritur i pergjegjshem ku mund te ndihmoje me ne fund sado pak familjen tende . Por fati ishte percaktuar per ty dhe fatkeqesisht endrrat e tua do te priteshin ne mes . Do na mungosh te gjitheve , familjes , te afermve ,shokeve . Qofsh i parajses i miri Antonio ! Ngushellime familjes nga stafi pedagogjik i shkolles “Shefqet Sulejmani “Gjashte.”

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit.

Kamarieri 17-vjeçar Antonio Delilaj humbi jetën në “Orange Club” pasi e zuri poshtë ashensori, kavoja e të cilit u këput.

Lidhur me ngjarjen u arrestua Lulëzim Allkushi, 43 vjeç. Ky i fundit kishte montuar ashensorin që përdorej kryesisht për transport të mallrave.

Në kërkim policia shpalli pronarin e lokalit, Spiro Iliadhin. 37 vjeçari akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe punësim të paligjshëm.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia deklaroi të shtunën se shkak u bë këputja e kavos së ashensorit që shërbente kryesisht për transport materialesh për furnizimin e lokalit.

Ndërsa në reagimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbykjqyrjes së Tregut thuhej se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, ndaj edhe më herët nuk ka patur inspektime nga ky institucion./Albeu.com

You may also like