Xhovana Nikolli dyshohet se ishte shënjestra e atentatit me eksploziv mbrëmjen e të shtunës në Elbasan. Shpërthimi i eksplozivit në pallatin ku jetonte Nikolli, shkaktoi plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm. Nikolli, se bashku me motrën dhe mbesën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan, pas arrestimit të të dashurit të saj, Amarildo Nikolli.
Advertisements
E reja rezulton një personazh i njohur në rrjetet sociale , ndërsa dy ditë më parë mësohet se ka publikuar edhe një video kundër vrasësit me pagesë Nuredin Dumani. Amarildo Nikolli po bashkëpunon me autoritetet dhe dyshohet se ka zbardhur ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër, ku ka përmendur emra të njohur të botës së krimit.
Advertisements
Deklarimet e tij janë kyçe në zbardhjen e disa atentateve të bujshme të viteve 2020-2023. Emri i Nikollit u bë i njohur për publikun në momentin që u kap me armë zjarri në Vlorë, në pikun e sezonit turistik të vitit 2023, në zonën e Ujit të Ftohtë. ‘Shkodrani’, siç edhe thirret nga shoqëria, po qarkullonte me armë zjarri me silenciator dhe me fishek në fole, gati për qitje dhe dyshohej se kishte ardhur nga Italia në Shqipëri për të kryer një vrasjen me pagesë të Inez Hajrullah. Nga shpërthimi me tritol në Elbasan një ditë më parë u shkaktuan dëme të shumta materiale si dhe u plagos një 29-vjeçar Enea Thomaraj i cili u gjet në vendin dhe kohën e gabuar.
Me lot në sy babai i të riut Artur Thomaraj tregoi se në momentin e shpërthimit i biri ishte ngritur për të shkuar në tualet teksa nga forca e shpërthimit dera i ka rënë në kokë. Lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, me synim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.