Iu vra xhaxhai me 10 plumba nga e ëma, trondit djali: Mami ishte xheloze, nxiste gjithmonë sherr dhe bënte zhurmë
Djali i Nazmije Mulakut, e cila dyshohet se vrau kunatin e saj Xhevdet Millaku me 10 plumba ditë më parë në lagjen ”Kodra e Trimave”, ka ndarë një rrëfim të padëgjuar më parë lidhur me raportet mes familjeve, të cilat rezultuan me pasoja fatale.
Advertisements
Ai në rrëfimin e tij për mediat, ka zbuluar se xhaxhai i tij tashmë i ndjerë, asnjëherë nuk e ka kërcënuar nënën e tij, siç kishte deklaruar ajo në Prokurori.
Advertisements
”Unë qysh nga fëmijëria, jo vetëm unë por edhe vëllai im, raportin me axhin e kemi pasë të shkëlqyer.
Prej fëmijërisë, mixha është kujdes gjithmonë ndaj neve. Fillimisht e kemi ndje si obligim familjar, e si moral, me qenë afër tij, se ai nuk ka pasë fëmijë.
Advertisements
Ma herët kemi jetu bashkë. Pastaj mixha ka dalë në hyrjen tjetër. Gjithmonë kafen e mëngjesit e kemi pi bashkë me të.
Ai e ka pa që zhurmat që janë kriju nga nana jonë, nuk ndalen. Ai gjithmonë ka dashtë me i ikë konfliktit”.
Ju s’e keni dëshmuar ndonjëherë ndonjë konflikt verbal të axhës me nënën tuaj?
”Axhi im asnjëherë nuk e ka kërcënu nanen tem, dhe mbi të gjitha asnjëherë nuk ka tentu me sulmu fizikisht nanen tem”.