“Izet Haxhia do të transferohet nesër në burgun e Rrogozhinës”,Beqiri zbulon detajet:I rrezikohet jeta është armiku i..

by editor

Izet Haxhia, i dënuar me 21 vite burg në lidhje me vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari në vitin 1998, dhe ku po vuan dënimin në burgun e Reçit, është njoftuar se do të transferohet nesër në burgun e Rrogozhinës.

Lajmin e ka bërë me dije avokati i tij Idajet Beqiri, i cili përmes një njoftimi ka ngritur alarmin për rrezikun e jetës së klientit të tij.

Advertisements

Sipas avokatit, Haxhia është njoftuar në mënyrë të papritur dhe kjo lëvizje për transferim është me sfond të dyshimtë. Sipas Beqiri, pikërisht atje ku jeta e Izet Haxhisë është e rrezikuar, ku elementë të burgosur armiq të tij, për shkak të raporteve armiqësore të Izet Haxhisë me Sali Berishën, kërkojnë që nesër t’a transferojnë pikërisht në Burgun e rrezikut.

Beqiri i bën apel Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe para Ministrit të Drejtësisë Ulusi Manja të parandalojnë një krim të paralajmëruar.

Advertisements

‘Izet Haxhia vuan dënimin në Burgun e Reçit, në pritje të gjykimit të radhës në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

Në mënyrë të papritur dhe me një sfond tepër të dyshimtë, është njoftuar se nesër do të transferohet në Burgun e Rrogozhinës, pikërisht në këtë burg ku jeta e tij është ekstremisht e rrezikuar. Nuk ka asnjë arsye objektive për këtë transferim, pasi sjelljet e Izet Haxhisë në Burgun e Reçit kanë qënë dhe janë shëmbullore. Asnjë shkelje sado e vogël disiplinore nuk i është evidentuar gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit në këtë burg. Një urdhër i dyshimtë, me suport politik dhe hakmarrës, duke e ditur që Izet Haxhia para se të transferohesh në Burgun e Reçit, ka evidentuar me prova të pakontestueshme se jeta e tij ishte e rrezikuar në Rrogozhinë, Peqin, Burrel…, autoritetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve e çuan në Burgun e Reçit. Tashmë, pikërisht atje ku jeta e Izet Haxhisë është e rrezikuar, ku elementë të burgosur armiq të tij, për shkak të raporteve armiqësore të Izet Haxhisë me Sali Berishën, kërkojnë që nesër t’a transferojnë pikërisht në Burgun e rrezikut.

Advertisements

Apeloj para Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe para Ministrit të Drejtësisë Ulusi Manja të parandalojnë një krim të paralajmëruar.’- thotë avokat Idajet Beqiri.

You may also like