Izoloi familjen e tij, zbardhen detaje të reja nga ngjarja që tronditi opinionin publik

by editor

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku 35-vjeçari Jetnor Zhabolli, burgosi bashkëshorten, dy fëmijët e mitur dhe mamanë e tij.

I ftuar në një emision televiziv, gazetari Gjergj Prenga u shpreh se në dijeni të rastit ka qenë dhe shkolla ku studionte vajza e Zhabollit, dhe që nga këta të fundit nuk ishte marrë asnjë masë konkrete për raportimin në polici ose dorëzimin e një relacioni pranë Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijës në zonën e Selitës, ku dhe familja banonte.

Advertisements

Prenga shton më tej se nga kontaktet me babain e 35-vjeçarit, ai ka treguar se problemet shëndetësore të djali të tij kanë filluar vite më parë, ku episodet e dhunës ndaj bashkëshortes kishin nisur që në kohën e pandemisë, ku Jetnori e kishte dhunuar gruan e tij në sy të prindërve, por pavarësisht këtij fakti policia nuk ishte vendosur kurrë në dijeni, por as nuk i është nënshtruar një kontrolli shëndetësor me mjek psikiatër, ku më pas situata ka degraduar deri në izolimin e familjes nga Jetnor Zhabolli.

You may also like