Ja kush e njoftoi Berishën për makinën që do vriste Azem Hajdarin: Para lokalit po qëndronin…

by editor

Ndërsa ishte i ftuar ditën e djeshme në “Breaking me Xhoi Malësia”, avokati Idajet Beqiri ka folur në lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit.

Advertisements

Ai tregoi se tre djemtë që vranë Azemin u panë fillimisht nga mbesa e Sali Berishës dhe kjo e fundit, e njoftoi se 3 persona po prisinin në një makinë jashtë selisë së PD.

Advertisements

“3 veta ishin në makinë. Në momentin tani që këta po prisnin, aty ngjitur ka qenë një lokal ku shkonin të gjithë këta udhëheqësit e PD, që pinin kafe. Dhe aty te ky lokal i Biberajt, është futur dy herë brenda atë ditë, Shpresa Berisha, mbesa e Sali Berishës.

Kur i ka parë në makinë këta, ajo i ka njohur. Ajo e ka ënë në dijeni Saliun që Osmani, Fatmir Haklaj dhe një tjetër, janë në një makinë dhe janë aty. Afër selisë sonë por nuk e di çfarë bëjnë, atë ditë Azemi ishte në Fier. Është marrë disa herë në telefon nga Sali Berisha dhe I thoshte “hajde në seli” dhe ai erdhi.

Advertisements

Kur ka ardhur në selinë e PD, ai është futur bashkë me Fisnik Sylën që e kishte si këshilltar, dhe në këtë moment është futur në zyrën e doktorit, i cili ka qenë bashkë me Genc Pollo…”, tha avokati Idajet Beqiri për Top News.

You may also like