Blendi Fevziu është një nga gazetarët më të suksesshëm në Shqipëri ku ka mundur si rrallë ndonjë moderator që të mbajë gjallë një emision prej mëse 22 vitesh. Mapo.al sjell një foto të motrës dhe të babait të Fevziut e
Advertisements
realizuar në vitin 2014 në Stamboll. Gazetari ka lindur në familjen Bregasi në Lushnjë, por në moshën 14 vjeçare, sipas shkrimeve të ndryshme në media, është birësuar nga Ali Fevziu dhe ka ndryshuar mbiemrin në Fevziu.
Advertisements
Në të vërtetë, në testamentin e publikuar në media, Ali Fevziu shkruante që nuk ishte martuar, nuk kishte fëmijë të lindur dhe të birësuar, por e kishte rritur si djalin e tij, Blendi Fevziun.
Ai deklaronte që ia linte trashëgim të gjithë pasurinë e tij, fëmijëve të mbesës, Blendit dhe Nevisit, raporton Class.
Advertisements
Sipas këtij testamenti, Blendi nuk ka qenë i birësuar, por kuptohet që mbiemrin e ka ndryshuar duke lënë mbiemrin e familjes Bregasi dhe duke marrë mbiemrin e dajës së mamasë, Fevziu.
Ndërkaq pronat e trashëguara nga Ali Fevziu, i përkasin familjes Toptani. Ali Fevziu është nip i familjes së njohur tiranase të Toptanëve. Ai është djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, nga vijnë dhe pasuritë dhe pronat, që tashmë trashëgohen pjesërisht nga Blendi Fevziu.